“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ejub Sehtijaniu, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Umu Atije Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i vdiq e bija (Zejnebja), hyri te ne dhe tha: “Pastrojeni me ujë e sidër , tri, pesë ose më shumë herë, sa ta shihni të nevojshme. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur, ose diçka prej tij. Kur ta mbaroni, më tregoni.” Pasi e kryem, i treguam, e në atë rast na e dha rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Fillimisht mbështilleni me këtë.””