“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehab Thekafiu, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Umu Atije Ensarja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa po ia pastronim të bijën (Zejneben), i Dërguari i Allahut ﷺ hyri te ne, e në atë rast tha: “Pastrojeni me ujë e sidër , tri, pesë ose më shumë herë. Ndërkaq, herën e fundit pastrojeni me kamfur. E, kur ta mbaroni, më tregoni.” Pasi e kryem, i treguam, e në atë rast na e hodhi rrobën e tij të poshtme dhe tha: “Mbështilleni me këtë.” Ejubi ka thënë: “Më ka treguar Hafsa njëjtë sikurse më ka treguar Muhamedi. Në transmetimin e Hafsës qëndron: “Pastrojeni (me numër) tek.” Po ashtu, aty përmendet: “Tri, pesë ose shtatë herë.” Gjithashtu, aty përmendet edhe: “Filloni prej anës së saj të djathtë dhe prej gjymtyrëve të abdesit.” Po ashtu në atë transmetim qëndron: “Umu Atija ka thënë: “Flokët ia kemi zënë në tri gërsheta.””