“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e vet se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Dikush më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Muadhit: “Ai që e takon Allahun pa i bërë ortak asgjë, do të hyjë në Xhenet.” Ndërkaq, Muadhi i ka thënë: “A t'i përgëzoj njerëzit?” - “Jo, se kam frikë se do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisnin veprat) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”