“Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i vet, e ky nga Zejnebja, e bija e Umu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Umu Sulejmi erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: (andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse sheh se është lagur.” Atëherë Umu Seleme e mbuloi fytyrën e saj dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! A edhe gruaja ejakuluaka?” - “Po, t'u pluhurosshin duart, e si do t'i ngjante fëmija asaj?” - tha Pejgamberi ﷺ.””