“Hakem ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e ky nga Abdurrahman ibn Xhabiri, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhajmire se Ebu Burde ibn Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Ebu Musai u sëmur rëndë, e në atë rast i ra të fikët, ndërsa kokën e kishte në prehrin e njërës prej grave të tij. Nuk mund të kundërshtonte asgjë (kur ajo qante), e, kur u këndell, tha: “Unë distancohem prej asaj që është distancuar edhe i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar nga vajtuesja, nga ajo që i rruan flokët (në raste fatkeqësish) dhe nga ajo që i shqyen rrobat.””