“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja, e ky nga Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ia fali (namazin e xhenazes) Nexhashiut, ndërsa unë qeshë në safin e dytë ose të tretë.”