“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i njoftoi shokët e tij për vdekjen e Nexhashiut. Pastaj doli para tyre, kurse ata u rreshtuan mbrapa, e në atë rast i bëri katër tekbire.”