“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Shabiu ka thënë: “Më ka treguar dikush, që ka qenë së bashku me Pejgamberin ﷺ kur shkoi (me shokët e tij) te një varr të bërë anash (varreve të tjera). Kështu, i rreshtoi ata (nëpër safa) dhe i bëri katër tekbire. Shejbaniu thotë: “E kam pyetur (Shabiun): - O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar? - Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - m'u përgjigj ai.””