“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sot ka vdekur një njeri i mirë i Abisinisë. Ejani dhe faljani (namazin e xhenazes) .” Ne u rreshtuam pas tij, e Pejgamberi ﷺ ia fali namazin (e xhenazes). Në një transmetim tjetër Ebu Zubejri tregon nga Xhabiri se ka thënë: “Unë kam qenë në safin e dytë.””