“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë varrit të një njeriu që ishte varrosur natën, e në atë rast pyeti: - “Kur është varrosur ky?” - Mbrëmë, - iu përgjigjën. - “Pse nuk më keni lajmëruar?!” - E varrosëm natën vonë e nuk donim të të zgjonim, - i thanë ata. Ai u përgatit për namaz, ndërsa ne u rreshtuam pas tij (për t'ia falur xhenazen). Ibn Abasi thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ia fali xhenazen, unë qeshë në mesin e tyre.””