“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Shejbaniu se Shabiu tregon: “Ai që ka qenë së bashku me Pejgamberin tuaj ﷺ pranë një varri të bërë anash, më ka treguar se si Pejgamberi ﷺ u priu në namaz, kurse ata u rreshtuan në safa pas tij.” Shejbaniu thotë: “E kemi pyetur Shabiun: “O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?” Shabiu ka thënë: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!).””