“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Nafiu, i çrobëruari i Abdullah ibn Omer ibn Hatabit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një njeri u ngrit në xhami dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nga cili vend na urdhëron të hyjmë në ihram?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Banorët e Medinës hyjnë në ihram prej Dhul Hulejfes, ata të Shamit prej Xhuhfes, ndërsa banorët e Nexhdit prej Karnit.” Ibn Omeri thotë: “Pretendojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banorët e Jemenit hyjnë në ihram prej Jelemlemit.” Ibn Omeri thoshte: “Këtë nuk e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.””