“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Nafiu e ky nga Ibn Omeri e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: (Ademi po ashtu na ka thënë: Na ka treguar) Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Çfarë duhet të veshë ai që është në ihram?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Nuk i lejohet të veshë këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy , as rrobë të parfumuar me shafran ose vers. Nëse nuk mund të gjejë sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë paksa, që të jenë nën nyej.””