“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ njoftoi për vdekjen e Nexhashiut ditën kur vdiq. Doli me sahabët në namazgjah, i rreshtoi dhe bëri katër tekbire.”