“Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Selim ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ia fali (xhanazen) As'hame Nexhashiut, e në atë rast bëri katër tekbire. Jezid ibn Haruni dhe Abdusamedi (po ashtu e) transmetojnë (këtë hadith) nga Salimi duke përmendur (emrin) As'hame.”