“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi se Ibn Shihab Zuhriu ka thënë: “Çdo fëmije të vdekur i falet xhenazja, edhe nëse është fëmijë jashtëmartesor, sepse ai ka lindur në natyrshmërinë e Islamit, për sa kohë që prindërit e tij e pretendojnë Islamin, veçanërisht babai i tij, edhe nëse nëna nuk është në Islam. Nëse lind duke qarë (i gjallë), i falet xhenazja, e, nëse nuk qan (lind i vdekur), nuk i falet xhenazja, sepse ai është vetëm një fryt (i pajetë).” Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, porse më pas prindërit e bëjnë hebre, të krishterë, ose adhurues zjarri, sikurse kafsha që e lind të voglin e saj (në mënyrë) të përkryer. I shihni ndonjë gjymtim?” Pastaj Ebu Hurejra citoi: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, natyrshmërinë e krijuar nga Allahu, sipas së cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim në natyrshmërinë e Allahut. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Rum, 30)”