“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e pastër, porse prindërit e bëjnë hebre, të krishterë, ose adhurues zjarri, sikurse kafsha që e lind të voglin e saj (në mënyrë) të përkryer. I shihni ndonjë gjymtim?” Pastaj Ebu Hurejra citoi: “Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, natyrshmërinë e krijuar nga Allahu, sipas së cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim në natyrshmërinë e Allahut. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Rum, 30)”