“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seid ibn Ebu Hilali se Nuajm Muxhmiri tregon: “Së bashku me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hipëm mbi xhami.” Ai mori abdes dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ditën e Kiametit umeti im do të paraqitet me ballë dhe gjymtyrë të shndritura nga gjurmët e abdesit. Andaj, kushdo që mund ta rritë shndritjen, le ta bëjë.””