“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Abad ibn Temimi se xhaxhai i tij Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu ankua të Dërguarit të Allahut ﷺ se çfarë duhet të veprojë personi me dyshimin që i ndodh gjatë namazit, nëse e ka prishur ose jo abdesin. Ai tha: “Të mos largohet (nga namazi) , pa dëgjuar zë ose pa ndier erë.””