“Afan ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Ebu Esvedi tregon: “Kur shkova në Medinë, kuptova se aty ishte përhapur një sëmundje. Shkova dhe u ula tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pranë tyre kaloi një xhenaze, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi një tjetër, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi e treta, për të cilën u fol keq, e ai tha: “Iu sigurua.” Ebu Esvedi thotë: “E pyeta: - Çka iu sigurua, o prijësi i besimtarëve? - Thashë ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ, - m'u përgjigj Omeri. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman, për të cilin dëshmojnë për të mirë katër persona, Allahu e fut në Xhenet.” - Po tre? - thamë ne. - “Edhe tre”, - tha ai. - Po dy? - thamë. - “Edhe dy”, - iu përgjigj. Më tej nuk e pyetëm për një.””