“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Alkame ibn Merthedi, e ky nga Sad ibn Ubejde se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur besimtarin ta vendosin në varr, i venë melekët (për ta marrë në pyetje) , e ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Këtë e përshkruan fjala e Allahut Fuqiplotë: “Allahu i forcon ata që besuan me fjalë të qëndrueshme...” (Ibrahim, 27) Muhamed ibn Beshari na ka thënë: “Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, (i cili e ka transmetuar hadithin paraprak) dhe ka shtuar (në këtë transmetim): “Ajeti: “Allahu i forcon ata që besuan...” (Ibrahim, 27) ka zbritur për dënimin në varr.””