“Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Eshathin, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një hebreje i vajti dhe përmendi dënimin e varrit, e në atë rast i tha: “Allahu të ruajttë prej dënimit të varrit!” Pastaj, Aishja e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për dënimin e varrit, e ai iu përgjigj. “Po, dënimi në varr është realitet.” Ajo tregon: “Që atëherë, sa herë që i Dërguari i Allahut ﷺ falej, kërkonte mbrojtje kundrejt dënimit të varrit.” Gunderi shton: “... dënimi në varr është realitet.””