“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut u ngrit për të ligjëruar, e në atë rast përmendi sprovën e varrit, gjatë së cilës sprovohet njeriu. Teksa theksonte këtë, muslimanët u lëshuan në vaj e ofshama.””