“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijë një kohë kur njeriu do të sillet me lëmoshën e vet prej ari, porse nuk do të gjejë askënd që t'ia pranojë; si dhe do të shihet një burrë i vetëm tek ndiqet nga dyzet gra për t'u strehuar tek ai, si pasojë e burrave të paktë dhe grave të shumta.””