“Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Numan Hakemi, e ky është Ibn Abdullah Basriu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti i lëmoshës, ne punonim si hamej (dhe jepnim lëmoshë nga ajo). Dikush erdhi dhe dha lëmoshë në sasi të madhe. (Hipokritët) thanë: “Për syefaqësi.” Një tjetër dha lëmoshë sa një saë. Njerëzit thanë: “Allahu nuk ka nevojë për sain e tij. Atëherë zbriti ajeti: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.” (Teube, 79)”