“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Firasi, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Disa gra të Pejgamberit ﷺ i thanë atij: - Cila prej nesh do të të bashkëngjitet e para (në botën tjetër)? - “Ajo që i ka duart më të gjata”, - tha ai. Ato morën një kallamishte për t'i matur duart dhe rezultoi që Sevda i kishte duart më të gjata. Më vonë kuptuam se dorëgjatësia nënkuptonte dhënien e lëmoshës. Ajo (Sevda) iu bashkëngjit Pejgamberit ﷺ e para dhe e donte lëmoshën.””