“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e këtij i ka treguar Ebu Xhuvejri se Mean ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Unë, babai dhe gjyshi ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ai (Pejgamberi ﷺ) më fejoi dhe më pas më martoi. Një ditë iu ankova se babai im i kishte dhënë disa dinarë një njeriu në xhami, që t'i jepte si lëmoshë. Sakaq, shkova i mora dhe u ktheva me to te babai.” Ai më tha: “Betohem në Allahun se nuk pata për qëllim të t'i jap ty.” U ankova për këtë gjë tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e në atë rast tha: “Ty të takon ajo që ke për qëllim, o Jezid, kurse ty të takon ajo që ke marrë, o Mean.””