“Ebu Asimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Xhurejxhi. [t]: Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka treguar Haxhaxh ibn Muhamedi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Abad ibn Abdullah ibn Zubejri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se vajti te Pejgamberi ﷺ, e në atë rast ai i tha: “Mos e mbyll (enën) , se pastaj Allahu ta mbyll ty, por jep aq sa t'i kesh mundësitë .””