“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se qatipi i Mugires (Verad Thekafiu) ka thënë: “Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i shkroi Mugire ibn Shuëbes: “Më shkruaj diçka që ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ.” Ai i shkroi: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu jua urren tri gjëra: 1. Thashethemet, 2. Shpërdorimin e pasurisë dhe 3. Pyetjet e tepërta.””