“Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Enes ibn Ijadi, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga Vasi ibn Habani se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “M'u desh të hipja mbi shtëpinë e Hafsës dhe pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke kryer nevojën, duke qenë me shpinë i kthyer nga kibla e me fytyrë nga Shami.””