“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e këtij i ka treguar xhaxhai i tij, Vasi ibn Habani, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë hipa mbi shtëpinë tonë dhe brenda mureve e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ të ulur mbi dy tulla (për të kryer nevojën e tij), duke qenë i drejtuar nga Kudsi.””