“Omer ibn Hafs ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për atë që merr litarin e tij, shkon herët, - mendoj se ka thënë: - në mal, mbledh dru e i shet, pastaj ha e jep lëmoshë, është më mirë sesa t'u lypë njerëzve.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Salih ibn Kejsani e ka takuar ibn Omerin dhe është më i vjetër se Zuhriu.””