“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk është nevojtar ai që sillet te njerëzit (duke lypur) ndërkaq një a dy kafshata ose një a dy hurma e shtyjnë të lypë, por nevojtar është ai që, edhe pse nuk ka pasuri të mjaftueshme, nuk bie në sy që t'i jepet lëmoshë e as del për t'u lypur njerëzve.””