“Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Velidi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e ky e ka dëgjuar Atain se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në ihram në Dhul Hulejfe, pasi deveja e tij ngrihej në këmbë. Këtë e transmetojnë Enesi dhe Ibn Abasi (nga Pejgamberi ﷺ).”