“Ebani ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Dinari, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ia dërgoi vëllanë e saj, Abdurrahmanin, për ta shoqëruar në kryerjen e umrës prej Tenëimit. E hipi atë mbi samar të vogël (të devesë) dhe ai u ul përpara, kurse ajo pas. Omeri ka thënë: “ Shtrëngoni mirë samarët e kafshëve kur vini në haxh, sepse ai (haxhi) konsiderohet njëri prej dy xhihadeve.””