“Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Azre ibn Thabiti se Thumame ibn Abdullah ibn Enesi tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi në haxh i hipur mbi një deve të thjeshtë, por jo nga koprracia. Ai tregonte se i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri haxhin i hipur mbi një deve të cilën e përdorte edhe për bartje (të gjësendeve të veta).”