“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Ejmen ibn Nabili, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ju e bëtë umrën, kurse unë jo.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Abdurrahman! Merre motrën tënde dhe shoqëroje për ta kryer umrën prej Tenëimit.” Ai e hipi mbrapa mbi samar të devesë dhe ajo e kreu umrën.””