“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu se Muxhahidi tregon: “Ishim në një ndejë të Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u përmend se Pejgamberi ﷺ në lidhje me Dexhallin ka thënë: “Mes dy syve ka të shkruar kafir (jobesimtar) ” , e në atë rast Ibn Abasi tha: “Këtë nuk e kam dëgjuar, por di se ka thënë: “Sa i përket Musait, sikur po e shoh tek lëshohet nëpër luginë duke bërë telbijen.””