“Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Hishami se babai i tij Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit, Pejgamberi ﷺ hyri (në Mekë) nga Kedaja. Ndërkaq, Urve hynte (në Mekë) nga të dy anët, ndonëse më së shpeshti nga Kedaja, e cila ndodhej më afër shtëpisë së tij. Imam Buhariu thotë se Kedaja dhe Kudaja janë dy vende në Mekë.”