“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u ndërtua Qabeja, Pejgamberi ﷺ dhe Abasi bartnin gurë.” Abasi i tha Pejgamberit ﷺ: “Vendose izarin në qafë (të të mos dëmtojnë gurët), kur ja, Pejgamberi ﷺ përnjëherësh ra përtokë dhe sytë iu fiksuan në drejtim të qiellit . Pasi u këndell, tha: “Ma jep izarin”, e në atë rast e lidhi fort për trupi.””