“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Muhamed ibn Ebu Bekri i ka treguar Abdullah ibn Omerit se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “A nuk e di që, kur populli yt e kanë ndërtuar Qabenë, nuk e kanë vendosur tërësisht në themelet e Ibrahimit? ” - E po, o i Dërguari i Allahut, përse nuk po e rikthen në themelet e Ibrahimit? - i thashë. - “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit , do ta kisha bërë.” Abdullah ibn Omeri thotë: “Për këtë hadith, që Aishja gjithsesi e ka dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se arsyeja pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i prekte dy këndet e tjera, që janë afër hixhrit, është se Qabeja nuk është rindërtuar në themelet e Ibrahimit ﷺ.””