“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Eshathi, e ky nga Esved ibn Jezidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam pyetur Pejgamberin ﷺ për murin (që gjendet afër Qabesë): A është pjesë e Qabesë apo jo?” Ai më tha: - “ Po.” - Vallë, përse nuk e kanë ngjitur me Qabenë? - e pyeta. - “A nuk e di që populli yt nuk ka pasur pasuri të mjaftueshme (për ta ndërtuar) ?” - Po dera, vallë, përse është e ngritur? - “Kështu e ka vendosur populli yt, që të fusin në Qabe kë të duan dhe të ndalojnë kë të duan. Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e injorancës dhe sikur të mos kisha frikë se do ta refuzonin zemrat e tyre, murin (harkor) do ta përfshija në Qabe dhe derën do ta vendosja në nivel me tokën.””