“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit , do ta rrënoja Qabenë dhe do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit ﷺ. Kjo, se kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj (Qabesë) . Po ashtu, do t'ia bëja një derë mbrapa.” Ebu Muaviu tregon se Hishami ka thënë: “Fjala (خَلْفًا) “halfen" e ka kuptimin derë.””