“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve, e ky nga Aishja. [t]: Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Ebu Hafsa, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para se të obligohej agjërimi i Ramazanit, (muslimanët) e agjëronin ditën e Ashures, ditë në të cilën Qabeja mbulohej (me mbulesë). Kur Allahu e obligoi agjërimin e Ramazanit, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron ta agjërojë (ditën e Ashures) , le ta agjërojë, e, kush nuk dëshiron, le ta lërë.””