“Ahmedi ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Haxhaxh ibn Haxhaxhi, e ky nga Katadja, e ky nga Abdullah ibn Ebu Utbe se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do të vijnë për haxh dhe umre në Qabe edhe pas shfaqjes së jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.” Transmetimin e Abdullah ibn Utbes e ka fuqizuar Ebani dhe Imrani nga Katadja. Ndërkaq, Abdurrahmani e ka transmetuar nga Shuëbe (me shprehjen) : “Kiameti nuk do të ndodhë pa u ndërprerë haxhi në Qabe.” Mirëpo, i pari është transmetuar më shumë. Katadja e ka dëgjuar Abdullah ibn Ebu Utben, ndërsa Abdullahu e ka dëgjuar Ebu Seid Hudriun.”