“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hynte në Qabe, ecte drejt duke e lënë derën mbrapa shpine, derisa arrinte tri kute afër murit që kishte përballë dhe falej. Synonte vendin ku është falur i Dërguari i Allahut ﷺ, siç i kishte treguar Bilali. Por, nuk prish punë nëse dikush falet në ndonjë pjesë tjetër brenda Qabesë.”