“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e këtij i ka treguar Ismail ibn Ebu Halidi se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e bëri umrën, e kreu tavafin rreth Qabesë dhe i fali dy rekate mbrapa Mekamit (të Ibrahimit). Dikush i qëndronte afër për ta mbrojtur nga turma e njerëzve.” Dikush e pyeti Abdullahun: “A hyri i Dërguari i Allahut ﷺ në Qabe?” Ai iu përgjigj: “Jo.””