“Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Surejxh ibn Numani, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ, gjatë haxhit dhe umrës, nxitonte në tri rrotullimet e para të tavafit, kurse në katër rrotullimet e tjera ecte normal.” Transmetimin e Surejxhit e ka fuqizuar Lejthiu, e këtij i ka treguar Kethir ibn Ferkadi, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”