“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi tregon se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua Gurit të Zi: “Betohem në Allahun se unë e di mirë që ti je thjesht gur: nuk bën as dëm, as dobi. Sikur të mos e kisha parë Pejgamberin ﷺ duke të prekur, nuk do të të prekja as unë. Pasi e preku, tha: “Ç'na duhet neve nxitimi (në tre rrathët e parë të tavafit)? Ne thjesht tregonim fuqinë ndaj idhujtarëve (me këtë nxitim), kurse tani Allahu i ka shkatërruar.” Më pas tha: “Kjo është vepër që e praktikonte Pejgamberi ﷺ, andaj nuk dëshirojmë ta braktisim.””