“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam lënë prekjen e këtyre dy këndeve (të Qabesë), as në vështirësi, as në rehati, që kur e kam parë Pejgamberin ﷺ duke i prekur.” Ubejdullahu thotë: “E kam pyetur Nafiun: “A e praktikonte Ibn Omeri ecjen normale (pa nxitim) mes dy këndeve (jemenase)?” Ai është përgjigjur: “Ecte pa nxitim, që ta kishte më të lehtë prekjen e Gurit të Zi.””